TRAGJIKE: Vdes në moshë të re drejtoresha dy muaj pasi humbi fëmijën!

Një lajm i hidhur ka ardhur nga Dhoma Ekonomike e Gruas.

Drejtuesja e kësaj Dhome, Klodiana Ajazi, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë DHEG, në një postim ku shkruan:

“Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të shtatzanisë”.Klodiana Ajazi, prej disa javësh ndodhej në gjendje kritike për jetën, pas një komplikacion si pasojë e humbjes së fëmijës.

Në gjendje kritike për jetën, Ajazi u dërgua në Stamboll për trajtim të specializuar.

Për shkak se trajtimi i specializuar ishte i kushtueshëm, familjarët e Klodjana Ajazit, nuk kishin mundësi ta përballonin ekonomikisht.

Për këtë arsye u hap dhe një GoFundMe, për të mbledhur shumën prej 150 mijë euro për kurimin dhe shpëtimin e saj.

Fatkeqësisht, trajtimi i specializuar dhe mjekimi në Stamboll, nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj.

“Duke ju falenderuar përulësisht për angazhimin e jashtëzakonshëm në përpjekje të shërimit të Klodiana Ajazit, drejtore e Dhomës Ekonomike të Gruas, fatkeqësisht kjo nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj. Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të të shtatzanisë. Sot familja dhe miqtë janë të pikëlluar për humbjen e një jete kaq të re. Bordi i Dhomës dhe anëtarët kanë humbur sot një mike, sipërmarrëse të re, punëtore, energjike, pozitive dhe bashkëpunëtore”, – shkruan Dhoma Ekonomike e Gruas


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *