TRAGJIKE/54 vjeçarja humb jetën para syvë të bashkshortit në Brezovicë

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka publikuar pamje nga operacioni i sotëm në Brezovicë, ku humbi jetën një grua shtetase amerikane, Katerine Rigby, 54-vjeçare. raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëjnë me dije burimet, e ndjera në momentin tragjik ishte duke skijuar bashkë me bashkëshortin e saj.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës. Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do tju njoftojmë me kohë”, tha Veseli.

“Është gjetur pa shenja jete shtetasja Amerikane në qendren e skijimit në Brezovicë.E ndjera ishte zën nga orteku i borës tek Folea e Shqiponjes”, thuhet në njoftimin e ShKKSh-së.

https://www.facebook.com/watch/?v=905627507704591

 


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *