Si nëpër filma! I burgosuri me pranga arratiset nga spitali(VIDEO)

Policia e Filadelfias tha se po kërkon një të burgosur të prangosur, i cili u arratis nga një spital.

Alleem Bordan, 29 vjeç, i cili ishte në paraburgim për vjedhje makinash, u arratis ndërsa po dilte nga Spitali Episkopal rreth orës 6:42 të mëngjesit të së hënës, tha në një konferencë shtypi zëvendëskomisioneri i policisë së Filadelfias, Frank Vanore.Policia nisi një “kërkim intensiv” por nuk mundi ta gjente atë, tha Vanore.

Disa shkolla në zonë u mbyllën gjatë kontrollit fillestar të hënën në mëngjes, tha Vanore. Që atëherë bllokimet janë hequr.

Bordan u arrestua javën e kaluar për vjedhjen e një makine nga një shofer transporti, tha Vanore, dhe ndërsa ai ndodhej në paraburgim u ankua për dhimbje
Bordan është një emër i njohur për policinë pasi rezulton disa herë i arrestuar në të kaluarën pr vepra penale si rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe armëmbajtje pa leje.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *