“Shijoni çdo moment të kaluar me familjen dhe miqtë tuaj!”, amaneti i fundit i 19-vjeçares Shqiptare

Ndarja nga jeta e 19-vjeçares Darda Dhimo, e cila humbi betejën me leuçeminë akute, ishte një lajm  i trishtë për të gjithë opinionin publik shqiptar.

19-vjeçarja mësoi se ishte prekur nga leuçemia ditën që shkoi për të dhuruar gjak. Ishin mjekët ata që e rekomanduan të bënte disa analiza, pasi rezultonte se kishte hemoglobinën shumë të ulët.

Pas shtrimit në spital, 19-vjeçarja Darda Dhimo, ndau në rrjet një mesazh për të gjithë shqiptarët, për të gjithë të rinjtë, që në një moment harrojnë se jeta ikën shpejt.

Ajo ju kërkon atyre që të shijojnë çdo moment, dhe të përqafojnë familjarët dhe të dhurojnë sa më shumë dashuri.

Postimi i Dardës, 31.08.2023

“Kush do ta kishte menduar se kjo verë do të ishte si kjo!

Më ka marrë malli për plazhin, dallgët, për t’u djegur nga dielli, më ka marrë malli për të qëndruar me miqtë dhe për t’i përqafuar.

Të qenit i izoluar nuk është padyshim mënyra më e mirë për të kaluar verën…

Disa përditësime për të gjithë ju:

Dje fillova ciklin tim të tretë të kimioterapisë, që do të thotë se mund të kem edhe pesë të tjera për të bërë. Përfundimisht, gjithçka duket se po përmirësohet dita ditës.

Ka gjithmonë momente që kam dhimbje, e lodhur, momente që kam frikë për të ardhmen ose ndonjëherë emocionale, por mund t’ju siguroj se Zoti gjen gjithmonë një mënyrë për të më kthyer buzëqeshjen dhe gëzimin tim!

Gjatë gjithë këtyre ditëve dhe veçanërisht sot jam ndjerë kaq e inkurajuar dhe jam përpjekur të shijoj çdo moment të veçantë për aq kohë sa zgjat.

Unë kam filluar të shijoj vende të ndryshme në spital dhe çdo moment të kaluar me të gjithë stafin mjekësor këtu. Sot më pëlqeu veçanërisht ky perëndim i bukur!

Pra, ndërsa e lexoni këtë, këtu është një mesazh nga unë dhe përvoja ime deri më tani:

Ju lutemi shijoni çdo ditë si dhuratë nga Zoti, shijoni mëngjesin kur jeni në gjendje të zgjoheni dhe të ndjeni mushkëritë tuaja duke u mbushur me oksigjen, shijoni shëndetin tuaj fizik dhe shijoni çdo moment të kaluar me familjen dhe miqtë tuaj!

Fatkeqësisht, nuk arrita të bëj asnjë nga këto që kur u sëmura, kështu që të lutem bëjeni për mua! Përqafojini njerëzit tuaj të zemrës dhe mbi të gjitha mos harroni të falënderoni të vetmin që na jep jetë dhe shpresë! Vetëm kur e humbasim diçka, e kuptojmë vlerën që ka!” /Huazuar nga Tetovanews


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *