Shembet ura, dy viktima dhe dy të plagosur (VIDEO)

Të paktën dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën sot në Holandën lindore kur një pjesë e një ure në ndërtim u shemb, thanë autoritetet lokale.

“Një aksident pune ka ndodhur gjatë ndërtimit të një ure. Fatkeqësisht dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur”, tha shërbimi i shpëtimit në platformën X.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit që ndodhi në një kanal në Lochem.Një reporter i gazetës lokale De Stentor, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje, tha se punëtorët po ngrinin harqet e urës kur struktura u shemb.

“Papritur, pati një zhurmë të madhe. I gjithë harku filloi të pulsonte. Më pas, ai ra. Pamë dy punëtorë që ranë”, tha ai.

Sipas Inspektoratit Holandez të Punës, pjesë të urës ranë mbi dy persona. Pamjet e publikuara nga mediat holandeze treguan helikopterë që fluturonin mbi vendngjarje dhe ambulanca që mbërrinin në zonë.

Shumë punëtorë që ishin dëshmitarë të aksidentit po marrin mbështetje psikologjike.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *