Mërgimtari në hasmëri me katër vëllezërit, erdhi nga Austria sepse për pak sa nuk iu kall shtëpia

Hasan Sinani mëngjesin e sotëm ka arritur në Kosovë. I lodhur dhe i dërmuar nga rruga e largët, Hasani kësaj radhe nuk erdhi për të mirë në shtëpinë e tij në Sveçël të Podujevës.

Pasditen e djeshme ai kishte vërejtur në kamerat e shtëpisë të kontrolluara në telefon se një zjarr i madh po i afrohej shtëpisë së tij.Me të parë ngjarjen në kamera, Sinani kishte telefonuar Policinë e Kosovës.

Pa nxituar fare, ai ka njoftuar familjen e tij se do të niset për Kosovë për tu marrë me rrezikun që po i kanosej pronës së tij. Indeksonline e ka takuar mërgimtarin me të arritur nga Austria në Kosovë.

Në një rrëfim ekskluziv ai tregon për problemet e të kaluarës dhe të tashmës me katër vëllezërit e tij. Për disa nga problemet e të kaluarës, Hasani ka treguar edhe kallëzimet penale që ka bërë ndaj vëllezërve të tij.

Hasan Sinani është i gatshëm të harroj të gjitha problemet që ka me vëllezërit e tij, por dyshon se këtë vullnet mund ta kenë ata. Për më shumë, ndiqeni rrëfimin e tij për ardhjen e papritur në Kosovë dhe problemet nga e kaluara./Marrur nga Indeksonline/


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *