Krim në familje/ Burri vret gruan, fëmijët dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, Shtetet e Bashkuara, kur një ish-inxhinier i Meta ka vrarë gruan e tij,  djemtë  binjakë 4-vjeçarë, si dhe më pas vrau veten brenda shtëpisë së tyre.

Anand Sujith Henry, 37-vjeҫ, dyshohet se vrau djemtë e tij dhe qëlloi për vdekje gruan e tij 38-vjeçare, Alice Benzinger në një vaskë, më pas vrau veten.

Nuk dihet shkaku i vdekjes së dy fëmijëve të vegjël, por besohet se fëmijët fatkeq ose janë mbytur, ose janë marrë mbidozë fatale, pasi nuk ka pasur shenja lëndimi në trup.

Motivi i vdekjes mbetet i paqartë ndërsa oficerët vazhdojnë hetimet.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *