Krim i rëndë /Djali vret babanë dhe i pret kokën

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në qytetin e Trikalas në Greqi.

Ngjarja u bë e ditur pasditen e së dielës, kur 46 vjeçari ka telefonuar në polici dhe ka njoftuar për krimin duke thënë “hajdeni se e vrava”.

Ai u arrestua dhe u dërgua në spital ku po trajtohet në pavionin psikiatrik. Vrasësi, që ka pohuar para hetuesve se ka çrregullime psikologjike, ka denoncuar tek autoritetet se ka vrarë të atin pasi fillimisht kanë pasur një debat.

Madje nga hetimet e para ka rezultuar se ka pasur një përleshje fizike mes babait dhe djalit, pasi 77-vjeçari kishte edhe një plagë të thellë në qafë nga një send i mprehtë.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *