“Ike Kelush i gjyshit, ç’na e shkule shpirtin”, fjalë rrëqethëse për 15-vjeçarin që u përplas për vdekje nga makina

Ky është Enkelejd Çaushi. Jeta e tij u ndërpre padrejtësisht në moshën 15-vjeçare mbrëmjen e së enjtes, kur u përplas nga një makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Ksamil. 15-vjeçari së bashku me 3 persona të tjerë po shtynin makinën e tyre, pasi kishte pësuar defekt. Në këtë moment një tjetër makinë i përplasi, duke lënë të plagosur rëndë 15-vjeçarin dhe një 24-vjeçar

Siç përcjellin mediat lokale në Sarandë, Enkelejdi humbi jetën vetëm pak kohë më pas, ndërsa i plagosuri tjetër u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Për ngjarjen, Policia e Vlorës vuri në pranga shoferin e makinës që i përplasi, 20-vjeçarin Elidon Aliu

Ndërkohë, këtë të premte, familja Çaushi në Sarandë ka hapur dyert e mortit, ndërsa 15-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit në orën 15:00. Enkelejd Çaushi ishte nipi i poetit sarandiot Eduart Veli. Ky i fundit, në rrjetet sociale ndan një dedikim vërtetë prekës për 15-vjeçarin që nuk jeton më

PËRSE IKE KELUUUSH ?
Kelush pse ike kaq shpejt në qiell?
Ti për ne ishe i ngrohtë si Diell…
Përse o Zot na e bëre gjithë këtë gjëmë?
O dhimbje sa një planet e rëndë?!
Buzëqeshjen tënde, dheu si mund ta tresë?
Ike Kelush i gjyshit, ike dhe na le pa shpresë
S’do t’i shohim më kaçurelat e tua mbi ballë
Ti ishe bërë si div, ti ishe dy metër djalë!
Ooh, ç’na e shkule shpirtin i bukuri Kelush
Digjemi nga dhimbja jote me shumë se prush!
Ç’qe që kjo gjëmë e zezë të ënjten në mbrëmje
S’ka masë që mund ta masë të këtillë dhembje!
O Keli ne na u shemb qielli dhe malet mbi kokë
Që mbrëmë, lotët për ty i derdhëm me okë..
Çohu e thuaj një fjalë mama Jones e babit Altin
Bëra shaka thuaju dhe hidhu në qafë me gëzim!
Përse o Zot, more Kelin, pesëmbëdhjetë vjeçarë
Ai ishte rob i Zotit, ishte më i bukuri lastarë?
Oh sa ëndërra të bukura, t’u prenë, Kelush në mes
Që mbrëmë u mbyllën përgjithmonë sytë e tu të zes!
S’mund ta besoj, që s’do vish te gjyshi në Ksamil.
Ti për ne ishe vetë pranvera, më i bukuri trëndafil..!
Kelush, që ke pak orë që s’je mesh, nuk dua ta besoj
Aromën tënde do ta ruaj në shpirt, deri sa të rroj !
Keli, Kelush… Keliiiiii!


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *