E trishtë! Gjenden të vdekur një çift në dhomën e hotelit, dyshohet se…

Është gjetur pa shenja jete një çift në një dhomë hoteli në qendër të Las Vegas. Siç shkruhet në mediat e huaja Keaton dhe Lillie Lutringer, të moshave 32 dhe 37 vjeç kishin shkuar në këtë qytet për të festuar një ditëlindje.

Paraprakisht dyshohet se ata kanë ndërruar jetë prej mbidozës së drogës. Edhe një mik i tyre, Francisco Vasquez, 43 vjeç u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore në të njëjtin hotel. Ai ndërroi jetë në spitalin Valley pak orë më vonë.

Forca të shumta policore kontrolluan në mënyrë intensive në “Four Queens Resort and Casino” në Fremont Street, pasi prindërit e Lillie denoncuan zhdukjen e tyre për më shumë se 12 orë.

Ajo që mbetet e çuditshme sipas hetuesve është fakti se çifti nga Teksasi nuk rezultonin përdorues të mëparshëm të drogës. Në dhomë dhe tualet u gjetën disa çanta që dyshohet të jenë të mbushura me kokainë. Shoku i tyre, mbante dhe një armë në brez, sipas raportit të policisë. Kjo e fundit ka ende shumë pikëpyetje lidhur me vdekjen tragjike të 3 të rinjve.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *