“E bëra për qejf”/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit pasi vrau gruan

Sipas cretalive.gr, burime policore raportojnë se autori i vrasjes në Heraklion kërkon të justifikojë krimin brutal. Përveç kësaj, siç theksojnë ata, arma nuk kishte siguri.
Sipas informacioneve mes çiftit ka pasur një sherr dhe pasi ka qëlluar gruan, Mino ka telefonuar urgjencën, por ishte tepër vonë.

Çifti jetonte në një apartament në katin e 2-të në rrugën Patroklou në Kaminia.
Autori 39-vjeçar nga Shqipëria, i cili më parë ka shqetësuar autoritetet për drogën, dyshohet se ka qenë i dehur kur është kthyer në shtëpinë ku jetonte me partneren e tij 29-vjeçare rumune.
Më pas e ka qëlluar për vdekje me armën që posedonte pa leje në kokë dhe ka telefonuar në EKAV.
39-vjeçari ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar me pistoletë partneren e tij.

Arma e krimit u gjet në një tavolinë brenda shtëpisë dhe kishte tre gëzhoja, ndërsa sipas informacioneve në zonë u gjet edhe një gëzhojë.
Është zbardhur dëshmia e 39-vjeçari shqiptar, Gentian Mino, i cili një ditë më parë vrau bashkëjetuesen e tij, Jana Bajan.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *