Çmenduri, Babai dhe gjyshja shfrytëzojnë djalin për të përfituar nga klikimet në TikTok, postonin video të 10-vjeçarit me..

Çmenduria për klikime i kapërcen kufijtë, kur shfrytëzues të fëmijëve bëhen vetë familjarët. E tillë është historia e trishtë e një 10-vjeçari, i cili u përdor nga babai dhe gjyshja e tij, për përfitime nga klikimet në rrjetin social Tik-Tok. I mituri shfaqet në video duke përdorur fjalë denigruese dhe banale në profilin e babait të tij 44-vjeçar dhe gjyshes 67 vjeçe, të cilët jetojnë në Sarandë.

Video e djalit të mitur, në muajin dhjetor të vitit 2023, ra edhe në sytë e nënës së tij, e divorcuar nga bashkëshorti, e cila sapo e pa se 10-vjeçari po shfrytëzoj në Tik-Tok, iu drejtua menjëherë komisariatit të Kuçovës për të bërë denoncim.

2 muaj hetime dhe prova nga prokuroria e Beratit krijuan bindjen të gjyqtarët e Beratit të lëshojnë urdhër arresti për babain dhe gjyshen e të miturit


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *