Burri vret ish-gruan dhe veten jashtë gjyqit

Burri dhe gruaja u shpallën të vdekur në vendngjarje nga shërbimet e emergjencës, dje jashtë gjykatës Palais de Justice në Montpellier, në jug të Francës.
Skena e tmerrshme ndodhi dje teksa çifti i divorcuar prej disa vitesh raportohet se po diskutonin ndarjen e pronës së tyre.

“Një grua 66-vjeçare u sulmua nga një burrë 72-vjeçar që po e priste jashtë gjykatës”, tha për mediat vendase një burim i hetimeve.

Teksa ajo afrohej, ai eci drejt saj me armën në dorë dhe e qëlloi nga afër në kokë”.

“Menjëherë u krijua një pellg gjaku dhe kalimtarët nisën të ulërinin, para se burri të kthente armën nga vetja e të qëllonte”.

Fabrice Belargent, prokurori publik i Montpellier konfirmonte se çifti ishin divorcuar në 2016, dhe kishin një takim në ora 14-00 ne gjykate për të diskutuar ndarjen e aseteve të tyre.

Burri raportohej se kishte precedentë të sulmeve fizike ndaj gruas gjatë kohës që ishin të martuar, “por nuk kishte procedime në progres apo urdhër mbrojtjeje ndaj tij”, tha Belargent.

Michael Delafosse, kryebashkiaku i Montpellier, tha: “Një burrë që ishte fajtor për dhunë shtëpiake qëlloi për vdekjen gruan dhe më pas ktheu armën nga vetja”.

“Ngjarja ndodhi para gjykatës së Montpellier. Unë do të mbështes përpjekjet e personelit të drejtësisë që janë prekur nga ku akt i rëndë”, shtoi ai.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *