AKSIDENT TRAGJIK/U përplas me barrierën anësore humb jetën i riu Shqiptarë

Këto janë pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur pa zbardhur ende kjo e premte, në hyrje të tunelit të Kalimashit, aty ku humbi jetën një djalë 21-vjeçar.

Albert Shullani ishte në timonin e kësaj makine, kur në rrethana momentalisht të paqarta, humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës. Siç shihet në këto pamje të siguruara nga Klan News, përplasja ka qenë shumë e fortë.

21-vjeçari Shullani gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *