Aksident me vdekje në Shqipëri, humb jetën 21-vjeçari

MILOT- Një aksident me pasojë vdekjen e një 21-vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Milot-Morinë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferi Albert Shullani, 21 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur pasagjeri në mjet, Kristian Arra.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *